Greqi: Po udhëtonte me trenin që u përplas tragjikisht, s’dihet gjë për fatin e të riut shqiptar

Greqi: Po udhëtonte me trenin që u përplas tragjikisht, s’dihet gjë për fatin e të riut shqiptar

Një shqiptar, 23 vjeç, është shpallur i humbur nga aksidenti tragjik në Larisa të Greqisë, ku humbën jetën 36 persona dhe u plagosën 85 të tjerë.

23-vjeçari, D. R., thuhet se është nga Tirana.

E afërmja e të riut tregoi për Top Channel se ai po udhëtonte me trenin që u përplas pak pas mesnate dhe tani nuk ka asnjë informacion për të.

“Erdhi çuni i vëllait, na pa në Athinë… Pastaj pamë lajmet që u përplas treni”, tha ajo mes lotësh.

Related Articles