Të mërkurën, Gresa Caka-Nimani është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur në seancën e sotme.
“Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Gresa Caka – Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Mandatin e parë në krye të Kushtetueses, Caka-Nimani e kishte filluar më 17 maj 2021. Ajo është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015. / Gazeta Enigma.