Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka mbajtur konferencë për medie për të informuar rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve të fundit të ndërmarra nga MINT për mbrojtjen e tregut vendor, në veçanti të prodhuesve vendorë nga importet.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se ka ligj që moti por nuk ka pasur zbatim, për t’i mbrojtur prodhuesit tanë nga Serbia.
Ai ka thënë se Ligji zbatohet për masat mbrojtëse për prodhuesit vendor, kur ka rritje enorme të importit.
“Produktet e importuara në territorin e Kosovës kanë rritje enorme dhe po i dëmton prodhuesit vendor. Si përfundim sipas departamentit të tregtisë, tregohet se ka rritje të importit nga Serbia për dallim nga viti i kaluar. Eksporti i Kosovës është vetëm 1% në vitin 2020 dhe tash 2021. Ne do të marrim masa ndaj produkteve konditorike siç janë biskotat dhe ëmbëlsirat që prodhohen nga Serbia sepse këto produkte kanë pasur rritje enorme të importit. Ne do t’i shikojmë evidencat e pastaj do të vendosim për masat”, ka thënë ajo. /Gazeta Enigma.