Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kërkuar rinumërim të plotë në të gjithë vendin, pas mospërputhjeve të mëdha në rezultatet e kandidatëve për deputetë nga rinumërimi i pjesshëm.
Sipas tij rinumërimi i plotë është “i domosdoshëm”.
“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.
“Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”, shtoi ai.
Rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve ka nxjerrë dallime prej qindra deri në mijëra vota për kandidatët brenda subjekteve politike.
