Hamza pas takimit me asistentin special të Biden: ShBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështestin pavarësinë

Hamza pas takimit me asistentin special të Biden: ShBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështestin pavarësinë

Kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, po qëndron për një vizitë zyrtare në Washington D.C.

Ai ka njoftuar se vizitën e tij në ShBA e ka nisur me një takim me asistentin special të presidentit amerikan, Joe Biden, ambasadorin Michael Carpenter.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Hamza ka bërë të ditur se mesazhi që mori ishte i qartë: “ShBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështestin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

“Vizitën time në SHBA e fillova me një takim me Asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK), si dhe me Drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), znj. Kathleen Larkin”, shkroi kandidati i PDK-së për kryeministër.

Tutje, ai shtoi se në takimin me Carpenter dhe drejtoreshën për Ballkan dhe Evropën Qendrore, Kathleen Larkin, u pajtuan që tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE. /Gazeta Enigma

Related Articles