Haradinaj: Kurti e ka da mendjen me i bo keq këtij vendi, është problem me këtë njëri

Haradinaj: Kurti e ka da mendjen me i bo keq këtij vendi, është problem me këtë njëri


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh i revoltuar për situatën e krijuar në seancën e sotme, ku sërish partia në pushtet, LVV, propozoi votim të fshehtë për votimin për kryeparlamentar, raporton Gazeta Enigma.

“Është situatë e rëndë”, tha ai.

“nNe propozuam me u kthy në votim të hapur, njëkohësisht reaguam gjatë këtij procesi por është situatë e rëndë për vendin, dhe ky e ka da mendjen me vazhdu të keqen, është problem me këtë njeri”, shtoi Haradinaj.

“S’kam pse me u taku me të, ai po bënë lojë.” / Gazeta Enigma.  

Related Articles