Haradinaj-Kurtit: A don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit

Haradinaj-Kurtit: A don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me raportimet në media që Liburn Aliu, kundërligjshëm e dha tenderin për “tiketat ngjitëse”.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj e ka pyetur Kurtin se a dëshiron me u kthy në Kosovë apo e ka lënë Qeverinë në duart e Hysen Durmishit e Liburn Aliut.

“Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet.

Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim.

Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!

Related Articles