Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të vizitës në SHBA për ceremoninë e inaugurimit të Trump, Haradinaj ka zhvilluar takim me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta.
AAK në njoftimin me detajet e këtij takimi, thekson se gjatë takimit “Haradinaj rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategiike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO”.
Njoftimi i plotë i AAK-së:
“Në kuadër të vizitës në SHBA, Kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA. Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump. Kryetari i AAK Haradinaj, rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategiike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO”. /Gazeta Enigma