Haradinaj: Nëse nuk ndërron emri për kryeparlamentar, ne jemi sërish kundër

Haradinaj: Nëse nuk ndërron emri për kryeparlamentar, ne jemi sërish kundër


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nëse edhe sot nuk ndërron kandidati i LVV-së për kryeparlamentar, AAK-ja nuk do lëviz nga qëndrimet e veta, raporton Gazeta Enigma.

“Nëse kemi një kandidat të ri unifikues sot do ta kryejmë detyrën tonë, sepse është një situatë shumë e keqe”, theksoi ai.

LEXO EDHE: LVV e konfirmon: Sërish votim i fshehtë, sërish Albulena Haxhiu

Kurse sa i përket adresimit në Gjykatë Kushtetuese, Haradinaj tha se ai dhe partitë e tjeta opozitare do ta shqytojnë situatën. “Ne si opozitë do ta shqyrtojmë situatën. Mund të jetë një adresim në Gjykatën Kushtetuese, apo edhe rrugë tjera do t’i shqyrtojmë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles