Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj mbrëmë ka publikuar disa fotografi të terroristëve serbë të vrarë në Banjskë, raporton Gazeta Enigma.
Haradinaj madje ka thënë se “kjo i pret në Kosovë ata që tentojnë me e prek një pëllëmbë të këtij vendi”.
“Si popull s’ja dojmë të keqen askujt, por kjo i pret gjithmonë në Kosovë ata që tentojnë me e prek një pëllëmbë të këtij vendi”.
“Krenar me djemtë e vajzat tona!”, shkruan Haradinaj. / Gazeta Enigma.