Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për vrasjet e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe vrasjet e pasluftës që nuk janë zgjidhur ende.
Haradinaj ka thënë se edhe vëllau i tij është vrarë në mënyrë misterioze, por partia e tij nuk kishte bërë akuza si të tjerët.
Haradinaj ka thënë se qëllimi i vrasjeve misterioze ishte të krijohet vëllavrasje.
“Kemi shumë ushtarë të vrarë në mënyrë misterioze. Njëri prej tyre është vëllau jem. Por, ne nuk kemi akuzu si të tjerët. Disa kanë qenë në parti, disa të tjerë nuk kanë qenë në parti. Kush i ka vra ata? Ardian Gjini të vrarë pas lufte. Ata i ka vra dora e Serbisë, ose dikush tjetër, por qëllimi ka qenë vëllavrasja”.
“Nëse dikush kujton që UÇK-në e dobëson, bën gabim. Ne e dimë kush ka qenë Millosheviqi dhe sa vështirë ka qenë me i dalë në luftë atij. Por UÇK-ja me ato fishekë që i ka pasë, i ka dalë”, ka thënë Haradinaj
“Kushdo që e nëpërkëmb atë që e ka bë UÇK-ja, është gabim”, ka shtuar ai.