Hasani i PDK-së: Përveç Gërvallës dhe Haxhiut të gjithë të tjerët janë të mirëpritur

Hasani i PDK-së: Përveç Gërvallës dhe Haxhiut të gjithë të tjerët janë të mirëpritur

Deputeti i PDK, Nait Hasani, para seancës së sotme të Kuvendit tha se për PDK-në përveç Donika Gërvallës dhe Albulena Haxhiut, të gjithë kandidatët e tjerë për kryetar të Kuvendit janë të mirëpritur, raporton Gazeta Enigma.

“Ajo nuk i ka votat e partisë së vet së pari, andaj nuk kemi nevojë ta votojmë ne. Le ta votojnë ata vetë një herë”, tha Hasani për kandidaturën e Haxhiut.

LEXO EDHE: Nëse jo Haxhiu, kush tjetër? PDK e LDK nuk japin emra – Sot vazhdon saga

“Ne do të votojmë kryeterin që është konstruktiv, bashkëpunues, mirëkuptues dhe nder i Kuvendit. Përveç Donika Gërvallës dhe  Albulena Haxhiut të gjithë të tjerët janë të mirëpritur”, tha Hasani. / Gazeta Enigma.

Related Articles