Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë së mërkurës priti në takim Shefin e Misionit të Zyrës Diplomatike Belge Jean-Louis Servais dhe bashkëpunëtoren Eva Milenicki, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit të MD-së, temë kryesore ishte vetingu dhe krimet e luftës.
“Rishikimi funksional, vetingu në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, krimet e luftës, gjykata komerciale, dhuna në familje, ishin temat që u adresuan në këtë takim e që njëherit janë edhe prioritete të Ministrisë së Drejtësisë’, thuhet nga Ministria e Drejtësisë.
LEXO EDHE: Konjufca: Themelet e lirisë dhe shtetit tonë qëndrojnë mbi sakrificën e dëshmorëve
Ndërsa, sipas njoftimit të MD-së, Shefi i Misionit të Zyrës Diplomatike Belge Servais, shprehi vullnetin për bashkëpunim në çështjet të cilat edhe i konsideroi me interes të përbashkët. Ndër të tjera ai theks të veçantë i vuri angazhimit kundër dhunës në familje dhe ndaj grave, për të cilin segment shprehi gatishmëri për shkëmbim përvojash mes dy vendeve.
Gatishmëri për t’u takuar dhe bashkëpunuar përkitazi me temat e diskutuara, u shprehën nga të dy palët, duke uruar njëkohësisht punë të mbarë përgjatë detyrave të ndërsjella./Gazeta Enigma