Haxhiu: Nëse s’ka reflektim, e vetmja zgjidhje jenë zgjedhjet

Haxhiu: Nëse s’ka reflektim, e vetmja zgjidhje jenë zgjedhjet

Pretendentja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pak para seancës së 52-të konstituive, me ç’rast ja theksuar se zgjedhjet mund të jenë zgjidhje, nëse siç tha ajo, s’ka reflektim, raporton Gazeta Enigma.

Ajo foli rreth masës së përkohshme që ka vendosur Gjykata Kushtetuese, nëse deri nesër në mesnatë nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Duhet pasur parasysh se as PDK-ja e LDK-ja nuk kishin kërkuar masë të përkohshme, pra edhe përkundër faktit që e kishin dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishin kërkuar masë të përkohshme, megjithatë duke pasur parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pra këtë të fundit, gjykata siç e dini, seanca konstituive duhet të ndodh, pra Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor, dhe është e natyrshme, është normale që në këto rrethana kur nesër kemi ditën e fundit, Gjykata të marr masën e përkohshme, dhe jo pse këtë ia ka kërkuar PDK-ja dhe LDK-ja”, tha ajo.

Tutje ajo ngriti edhe një dilemë. “Nuk do të thotë që nuk ka seancë më vonë, nuk ka seancë nesër deri në orën 24:00, kemi edhe pak kohë, pasi më pas hyn në fuqi Gjykata Kushtetuese”, tha ajo.

Related Articles