Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka falënderuar autoritetet italiane për identifikimin e 400 kilogramëve kokainë, të konfiskuara gjatë ditës së sotme në një kamion në Lipjan.
Kamioni u tha se vinte nga Brazili, ndërsa në të kishte edhe mish. Haxhiu ka thënë se aksioni është autorizuar nga vetë ajo teksa ka shfaqur shpresën që operacioni do të përfundoj në tërësi me sukses nga organet kompetente.
“Aksioni i përbashkët, Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikëve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund. Këtë operacion ndërkombëtarë e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombëtar në çështje penale, dhe uroj që i njejti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente”, tha ajo.