Pretendentja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu u pyet sot për idenë e LDK-së, për Qeveri Uniteti, raporton Gazeta Enigma.
Ajo u pyet “se si e kanë parë planin”, teksa e shkurtër ishte përgjigja e saj/
“Planin e LDK-së nuk e kemi parë fare”, theksoi ajo.
Kurse e pyetur nëse do të ketë ndonjë zhvillim sot karshi konstituimit të Kuvendit, Haxhiu tha se për këtë “duhet pyetur opozita”.
“Varet prej opozitës besoj do t’i takoni ata dhe ata ju tregojnë”. / Gazeta Enigma.