Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lufti Haziri, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dashur t’ia jap presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, edhe librin e banorëve të çregjistrimeve në Kosovë Lindore.
“Mirë ka bërë, por është mirë me ia dhënë edhe një libër Vuçiç-it, librin e banorëve dhe të çregjistrimeve në Kosovë Lindore, kjo është më urgjente dhe ndoshta ka qenë momenti që këtë çështje me ngritë”, tha Haziri për Albanian Post, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Haziri shton se Kurti po tenton ta ndërrojë formatin e bisedimeve në Bruksel, “por nuk është i gatshëm ende për të negociuar dhe takimi i së hënës e konfirmoi këtë që po e them”, u shpreh Haziri.
“Jo diçka e pa pritur, ai e ka paralajmëruar që nuk do të ketë negociata, por do të ketë takime dhe kjo po ndodh”.
Sipas tij, “palët janë ende në nivele populliste”.
Madje sipas Hazirit, “në të njëjtë mënyrë do të vazhdojnë”, pasi ai konsideron që kjo ndodh për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë dhe Serbi gjatë këtij viti.
“Gjithçka fillon pas 17 tetorit, pasi në Kosovë dhe Serbi do të ketë zgjedhje të reja”.