HIB e pranon që u bënë keqpërdorime me naftë, e gjen një fajtor

HIB e pranon që u bënë keqpërdorime me naftë, e gjen një fajtor

HIB Petrol e ka pranuar se dyshet për një skemë të keqpërdorimit brenda kësaj kompanie.

Reagimi i HIB Petrol ka ardhur pasi mediat kanë shkruar se Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion brenda kësaj korporate për keqpërdorime të naftës e cila ishte e paraparë për ambasada e cila merret pa akcizë.

Kompania përmes një postimi ka njoftuar se dyshohet që një punonjës të HIB Petrol ShPK ka vepruar individualisht dhe për interesa personale, raporton Gazeta Enigma.

Postimi i plotë:

Sot me datë 18 Mars 2022 HIB Petrol shpk është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.

Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK që ka cilësinë e palës së dëmtuar, është në bashkëpunim të plotë me organet shtetërore duke tentuar që të bëjë sqarimin e plotë të ngjarjeve dhe të personave përgjegjës.

Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK ka ofruar tërë mbështetjen dhe dokumentacionin të cilin e ka pasur në dispozicion si dhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

HIB Petrol ShPK do të përdorë tërë mjetet ligjore për të adresuar dëmet të cilat i janë shkaktuar në lidhje me keqpërdorimet e mundshme.

Related Articles