Ismet Munishi pritet të jetë trajneri ri i Dukagjinit të Klinës, shkruan Gazeta “Enigma”.
Trajneri i njohur kosovar ka arritur marrëveshje me “Hithat”, derisa një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Emisionin Favorit në “T7”.
“Marrëveshjen e kemi kryer dje. Më ka bindur fakti se klubi i ka kushtet jashtëzakonisht të mira për punë. Gjithmonë ka qenë një skuadër me lojtarë shumë të mirë. Pastaj, me kryetarin e klubit, ‘Fabin’ gjithmonë kam pasur respekt të ndërsjellë. Synojmë të bëjmë futboll të bukur. Pres shumë përkrahje nga qyteti i Klinës”, ka thënë Munishi.
Kujtojmë që Munishi në edicionin e fundit ishte trajner i Ferizajt në Ligën e Parë. Më herët ai ka drejtuar edhe klubet e Prishtinës, Gjilanit, Dritës, Ballkanit, Feronikelit, Vëllaznimit, Vushtrrisë dhe Hajvalisë. /Gazeta Enigma/