Hoti: Për kancelaren Merkel, Izraeli është në themel të diplomacisë gjermane

Hoti: Për kancelaren Merkel, Izraeli është në themel të diplomacisë gjermane

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me zhvillimet në Lindje me në krye konfliktin e dhunshëm ndërmjet Izraelit dhe organizatës palestineze të shpallur terroriste, Hamas, raporton Gazeta “Enigma”.



Hoti ka cituar një biograf të kancelares gjermane Angela Merkel, i cili thotë se për të paren e Gjermanisë, SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli janë themeli i politikës së jashtme gjermane.

“Biografi i Kancelares Merkel, Stefan Korneliues, thotë: “Për Merkelin, SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli i përkasin themelit të politikës së jashtme gjermane. Nganjëherë Merkel flet për rezon shtetëror, para se gjithash kur bëhet fjalë për Izraelin. Por, ajo përherë e mendon të njëjtën gjë: Gjermania kurrë nuk guxon të bëjë politikë kundër Bashkimit Evropian, kundër Izraelit dhe kundër ShBA-së”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu, gjatë ditës së diel, reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot përmes një postimi në Twitter deklaroi se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie./Gazeta Enigma.

Related Articles