Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë thirrje që autorët dhe të gjithë ata që ishin pjesë e sulmit agresor në Banjskë para një viti, “të mbahen plotësisht përgjegjës”.
“Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, shkroi Hovenier në një postim në X.
Hovenier bëri sot homazhe në nderim të rënies së heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë. /Gazeta Enigma
Today I joined with Government of Kosovo and diplomatic colleagues to honor the memory of Kosovo Police Officer Afrim Bunjaku, who was killed in the line of duty during the Banjska attack, one year ago today. The United States reiterates its call, and it is our expectation, that… pic.twitter.com/sELzc14XOg— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 24, 2024