Humb jetën një person në aksident trafiku

Humb jetën një person në aksident trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar për media se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Baicë- Istog, raporton Gazeta Enigma.

“Ju informojmë se me datë 8 maj 2023, rreth orës 20:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicё- Istog.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).

Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën dytёsore tё fshatrave Staradran- Banje, saktёsisht nё fshatin Baicё-Istog, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin del nga rruga, duke pёrsuar lëndime tё rёnda trupore.

I lënduari nga vendi i aksidentit dërgohet me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”, ka njfotuar Policia.

Related Articles