Humbja e Orbanit në Hungari, Tahiri: E njëjta mund të ndodhë në Kosovë

Humbja e Orbanit në Hungari, Tahiri: E njëjta mund të ndodhë në Kosovë

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi Viktor Orban, i cili ishte në pushtet në Hungari që 16 vjet, sonte zyrtarisht ka humbur zgjedhjet.

Tahiri tha se e njëjta “duhet dhe mund të ndodhë në Kosovë”, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti.

“Nëse në Hungari nuk ka pi ma ujë populizmi dhe i ka ardhë fundi, e njëjta duhet edhe mundet me ndodhë në Kosovë, me 7 ose 14 qershor 2026!”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Përmes këtij postimi, Tahiri po ashtu paralajmëroi se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, do mbahen më 7 ose 14 qershor.

Related Articles