Hyseni fajëson Kurtin dhe Osmanin pasi Kosova nuk mori ftesë në Samitin e Demokracisë

Hyseni fajëson Kurtin dhe Osmanin pasi Kosova nuk mori ftesë në Samitin e Demokracisë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë se Kosova asnjëherë që nga shpallja e pavarësisë nuk ka qenë më e izoluar në rrafshin ndërkombëtar që nga ardhja në krye të shtetit siç e quan ai binomit Kurti-Osmani.

Ky reagim i Hysenit vie pasi që SHBA-të nuk kanë ftuar Kosovën të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë që pritet të mbahet në dhejtor të këtij viti.

Hyseni ka bërë fajtor kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se e dërguan shtetin në një “klub” me Serbinë dhe Bosnjën.

“Paraqitjet skandaloze të Presidentes, Kryeministrit dhe Ministres së Jashtme të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe forume tjera ndërkombëtare, në të cilat predominon portretimi i Kosovës si vend i krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se këta janë të dërguarit e Zotit për ta ndryshuar këte, janë mirëpritur nga kundërshtarët dhe kontestuesit e pavarësisë së Kosovës”.

“Ndërkohë që përkrahësit dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Kosovës zihen ngushtë dhe disi ‘në faj, sepse paskan ndihmuar krijimin e një shteti “monstër”’ A është mohimi i vet qenies së Kosovës dhe baltosja e saj, prioritet i politikës së jashtme të binomit Osmani-Kurti, të cilët, me votën tuaj qytetarë të nderuar të vendit tim dhe me votën e deputetëve të zgjedhur nga ju, kanë ardhur në krye të shtetit tonë të dashur! Përgjigjen në këtë pyetje duhet ta ipni JU”, ka shkruar Hyseni.

Related Articles