Menjëherë pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s i dha dritën e gjelbër avancimit të statusit të Kosovës, ka reaguar Driton Hyseni, Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës, në këtë asamble, raporton Gazeta Enigma.
Deputeti i VV-së e ka konsideruar lajm të mirë për Kosovën, avancimin e saj në këtë organizatë.
“Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues”, theksoi ai ndër të tjera.
LEXO EDHE: Asambleja Parlamentare e NATO-s i jep dritën e gjelbër avancimit të statusit të Kosovës
Përmes një statusi në Facebook, Hyseni ka thënë se ky hap vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Kuvendit të Kosovës dhe AP të NATO-s.
Tutje Hyseni ka shtuar se “letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit”. / Gazeta Enigma