Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme mori vendim për vendosjen e masave të reja në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, kur do të rivlerësohet situata. Gjithashtu rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00. Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.
Ndonëse në vendimin e qeverisë shkruan se vendimi hyn në fuqi sot, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi nga nesër.
MSh gjithashtu ka publikuar të detajuara të gjitha masat kundër COVID-19.