I tha bashkëshortes se do të vetëvritet, gjendet i vdekur

I tha bashkëshortes se do të vetëvritet, gjendet i vdekur

Një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten, ndërkaq Policia së bashku me ankuesen më pas e kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë.



Rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Radashefc në Prishtinë.

“Fsh. Radashefc, Prishtinë, 13.04.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten. Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Related Articles