Ia merr pasaportën dhe ia grisë biletën e udhëtimit për në Gjermani, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Ia merr pasaportën dhe ia grisë biletën e udhëtimit për në Gjermani, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka ndaluar për 48 orë një person në Podujevë për privim të kundërligjshëm të lirisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Xhafer Meta” në Podujevë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përkundër dëshirës së viktimës (vajzës së tij), ia kishte marrë komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese”, thuhet në raport.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë. /Gazeta Enigma.  

Related Articles