Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu, nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.
Në total numri i rasteve aktive është 26.525.