Kreu i FFK-së me bashkëpuntorë, ka qëndruar në Ferizaj në ceremoninë inauguruese të stadiumit alternativ me bari sintetik, kontribut i FFK-së për regjionin e Ferizajit, shkruan Gazeta Enigma.
Presidenti Ademi gjatë inaugurimit të fushës në Ferizaj, vuri në dukje se FFK ka dhuruar barin sintetik, të destinuar për nevojat e klubeve dhe shkollave të futbollit në këtë regjion.
Ademi përgëzoi punën organizative të këtij klubi dhe në veçanti LRF-në për angazhimin në këtë regjion, derisa u zotua se do t’iu qëndrojë afër regjioneve dhe klubeve për t’i ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe jo vetëm.
Ndërkaq, kryetari i FC Ferizaj, Lulzim Abazi falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për këtë investim, I cili u vlerësua mëse i nevojshëm, po ashtu për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të realizuar çdo kërkesë të klubit FC Ferizaj.
Edhe Afrim Haliti nga LRF falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për trajtimin e mirë të këtij regjioni në përgjithësi dhe përkrahjen sidomos në kohë pandemie dhe pohoi se presidenti Ademi gjithmonë do ta ketë përkrahjen e tij dhe të LRFF-së për punën që bënë në interes të futbollit kosovar në përgjithësi, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të FFK-së.