Gianni Infantino është rizgjedhur si president i FIFA-s deri në vitin 2027, pasi qëndroi i pakundërshtueshëm në kongresin e organit drejtues të futbollit botëror në Kigali të enjten.
52-vjeçari zviceran, i cili pasoi Sepp Blatter në vitin 2016, fitoi edhe një mandat të tretë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ju dua të gjithëve”, ka reaguar para 211 federatave prezente në sallë Infantino në momentin kur ai mori votat për të mbetur në krye të futbollit.
Projektet kryesore për vitet e ardhshme tashmë janë miratuar, duke filluar me rritjen e Kupës së Botës për meshkuj nga 32 në 48 skuadra nga edicioni i vitit 2026 i ndarë midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.