Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë, pavarësisht kërkesës së institucioneve të Kosovës ndaj KFOR-it për të mbyllur atë.
Kështu ka thënë për Gazetën “Enigma”, zyrtari për media në KFOR, Daniele Riggio.
Ai ndër të tjera ka thënë se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ai duke iu referuar deklaratës së zyrtarit të NATO-s. /Gazeta Enigma/.