Ish dhëndri kosovar i sulmoi 70 vjeçaren dhe nipin e saj, shkon në 2 numri i të arrestuarve

Ish dhëndri kosovar i sulmoi 70 vjeçaren dhe nipin e saj, shkon në 2 numri i të arrestuarve

Policia ka arrestuar një person tjetër në lidhje me ngjarjen e djeshme në Vlorë ku një 70-vjeçare dhe nipi i saj u dhunuan nga ish-dhëndri nga Kosova.

E moshuara dhe i mituri u dhunuan egërsisht.

Autorët pasi dhunuan fizikisht të moshuarën dhe të miturin, i mbyllën në banesën e tyre dhe më pas i vunë zjarrin me qëllim që t’i digjnin.

ABC News mëson se deri tani janë arrestuar Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi, ndërsa është shpallur në kërkim Haki Bajrami, ish-dhëndri i të moshuarës. 70-vjeçarja dhe nipi i saj kanë marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Vlorës./Abcnews.al

Related Articles