Ish-kryeministri serb: Vuçiq vet e kishte nënshkruar marrëveshjen për targat

Ish-kryeministri serb: Vuçiq vet e kishte nënshkruar marrëveshjen për targat

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkovic, ka thënë se çështja e reciprocitetit me tabelat është pjesë e marrëveshjes që Aleksander Vucic e ka nënshkruar me Kosovën para pesë vjetësh.

Sipas Zhivkovic, gjithçka që po ndodh aktualisht është “pasojë e veprimeve të Vuçiqit”, shkruan klix.ba.

Politikani serb tutje ka thënë se është dashur që të kalojnë pesë vite që Vuçiq ta kuptojë se ajo çfarë kishte nënshkruar ka qenë gabim dhe se “është vetëm faji i tij”.

“Prandaj ata tashmë po përpiqen ta luajnë shpëtimtarin e serbëve”, ka thënë tutje për Danas.

Nga dita e djeshme Republika e Kosovës ka filluar implementimin e reciprocietetit të targave. Makinat me targa të Serbisë do të mund të futen në Kosovë vetëm pasi të kenë hequr ato serbe dhe të kenë vendosur tabelat provuese të Republikës së Kosovës.

Një vendim i tillë ka nxitur tensione derisa kemi parë reagime nga BE dhe Ambasada e SHBA’së, që kanë bërë thirrje të mos merren vendime të tjera të njëanshme.

Related Articles