Ish zëdhënësi i NATO-s e quan inkurajues bashkëpunimin ushtarak Kosovë – Shqipëri – Kroaci

Ish zëdhënësi i NATO-s e quan inkurajues bashkëpunimin ushtarak Kosovë – Shqipëri – Kroaci

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka reaguar për memorandumin e bashkëpunimit ushtarak në mes të Kosovës, Kroacisë dhe të Shqipërisë, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se marrëveshja e nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të të tri shteteve nuk është drejtuar kundër Serbisë.

“Të tria vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, ka thënë Shea.

Kujtojmë se tri shtetet e nënshkruan më 18 mars në Tiranë marrëveshjen për aleancë ushtarake. / Gazeta Enigma.

Related Articles