Istog: Gjendet i vdekur një person në bodrumin e shtëpisë së tij

Istog: Gjendet i vdekur një person në bodrumin e shtëpisë së tij

Është gjetur i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij një burrë në Istog.

Raporti i policisë bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, përcjell Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë hetimore.

“Istog / 21.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles