Italia-Spanja, për finale

Italia-Spanja, për finale

Dueli i madh, një përsëritje e gjysmëfinales së EURO2020 të verës së kaluar, derisa Italia kishte arritur në finale vetëm pas ekzekutimit tw penaltive.

Italia e Spanja takohen sonte në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, për të kërkuar finalen dhe trofeun e parë për të dyja reprezentacionet në këtë garë.

Liga e Kombeve është garë e re e ideuar sw fundi nga UEFA-ja, ndërsa të parën e fitoi Portugalia dy vite më parë.

Në gjysmëfinalen tjetër të garës ndeshen Belgjika e Franca, nesër prej 20:45.

Kemi probleme në sulm — Mancini Italia e Spanja ndeshen sonte në 20:45 në Giuseppe Meazza të Milanos, ndërsa selektori i Italisë ka thënë se kanë probleme në sulm.

“Kemi pak probleme në sulm, pasi që dyshja e sulmit që na kanë bartur lojën ofanzive në EURO2020 Ciro Immobile dhe Andrea Belotti janë të lënduar. Sa i përket Spanjës, ata kanë luajtur lojën më të mirë të evropianit ndaj nesh.

Ata janë mjeshtër në posedim të topit, për të kaluar në finale na duhet të luajmë super lojë,” ka thënë Roberto Mancini në konferencën për shtyp para ndeshjes së sontme.

Duhet të jemi ambiciozë – Enrique Në anën tjetër Luis Enrique, selektor i Spanjës, ka thënë se ekipi i tij duhet të jetë ambicioz ndaj kampionëve të fundit të Evropës nëse dëshiron të arrijë finalen.

“Plani im është që të shkojmë deri në fund. Duhet të jemi ambicioz dhe të bëjmë gjithçka për të kaluar në finale. Ka shumë lojtarë që nuk mundën të na bashkohe, por me kontigjentin që kemi në dispozicion, besoj që do ta arrijmf finalen,” ka thënë ai.

Në anën tjetër, UEFA ka parashikuar 11-shet startuese të ekipeve para ndeshjes së sontme.

FORMACIONET E MUNDSHME:

ITALIA: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson Palmieri; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Insigne, Pellegrini.

SPANJA: Unai Simón; Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Reguilón; Koke, Busquets, Fornals; Ferran Torres, Oyarzabal, Sarabia.

Kujtojmë Italia kishte fituar Grupin 1 të Ligës A të Kombeve, ndërsa Spanja doli fituese e Grupit 4 të Ligës A të Kombeve 20/21.

Related Articles