Izraeli godet impiant bërthamor në Iran

Izraeli godet impiant bërthamor në Iran

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka konfirmuar se Izraeli ka sulmuar një impiant bërthamor në Isfahan të Iranit. Drejtori i IAEA-së, Rafael Grossi, tha se është goditur një punëtori e centrifugave që prodhojnë makineritë për pasurimin e uraniumit.

Grossi theksoi se në këtë objekt nuk kishte material bërthamor, prandaj sulmi nuk ka shkaktuar pasoja radiologjike deri tani, raporton BBC.

Megjithatë, ai paralajmëroi se sulmet ndaj impianteve bërthamore në Iran kanë shkaktuar një përkeqësim të ndjeshëm të sigurisë bërthamore dhe ekziston rreziku që kjo situatë të shkaktojë incidente radiologjike në të ardhmen.

Kjo është goditja e tretë e një impianti të tillë nga Izraeli që prej fillimit të përleshjeve më 13 qershor, pas sulmeve të mëparshme ndaj Qendrës së Hulumtimeve në Teheran dhe një punëtorie në qytetin Karaj.

Related Articles