Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i person me incialet A.M i moshës 40 vjecare, i cili dyshohet se ka mashtruar një grua duke ja marrë 9 mijë euro.
Lidhur me këtë rast, Policia në Ferizaj ka dhënë detaje shtesë.
Njoftimi i PK-së:
Arrestohet i dyshuari për mashtrim.
Pas një pune hetimore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar, A.M (m/k) i moshës 40 vjeçare, i cili kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën femër kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9000 (nëntëmijë) euro, se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në një spital . I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 Orë.