Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci, ka thënë se nesër do të fillojë viti i ri shkollor.
Ajo, në një konferencë për media, ka thënë se në bashkëpunim me të gjitha komunat e Kosovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në të gjitha shkollat për të filluar mësimin të gjithë nxënësit.
“Kemi pasë takimet të drejtpërdrejta me drejtorit e arsimit, të gjitha shkollat janë të gatshme dhe janë bërë përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor”,ka thënë Nagavci. /Gazeta Enigma/