Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar protestë për 4 dhjetor.
Ai ka thënë se deri te kjo grevë i ka sjellë mosmiratimi i Ligji i Pagave dhe refuzimi i Qeverisë për t’u takuar.
Jasharaj ka thënë se nëse nuk reflektohet pas protestës së 4 dhjetorit, do të pasojë një protestë më masive, e duke mos përjashtuar as grevat në janar të vitit të ardhshëm.
“Urojmë që Qeveria të reflektojë dhe të mos na detyrojmë të vazhdojmë me veprime të tjera. 4 dhjetori do të jetë alarm i fundit për Qeverinë. Nëse Qeveria nuk reflekton do të gjendemi para dy opsioneve, protestë më masive. Në janar mund të jenë të pashmangshme grevat.
Le ta dijë qeveria se po na solli në të njëjtën pozitë, atëherë orët e humbura në grevë nuk do të kompensohen. Uroj që Qeveria të reflektojë dhe të ulet e të bisedojë me sindikatat”, u shpreh Jasharaj në një konferencë për media. /Gazeta “Enigma”/