Jill Biden, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka bërë një vizitë pa paralajmërim në qytetin Uzhhorod të Ukrainës perëndimore.
Ajo ishte takuar me Olena Zelenska, gruan e presidentit ukrainas, e cila nuk ishte parë në publik që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Vizita e Biden vjen për ndër të Ditës së Nënës në Ukrainë, takimi u zhvillua në shkollë në këtë qytet, ku është bërë si strehë për ukrainasit e pastrehë.
“Doja të vija në ditën e nënës. Ne menduam se ishte e rëndësishme t’i tregonim popullit ukrainas se lufta duhet të ndalet. Dhe kjo luftë ka qenë brutale. Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës”,ka thënë Jill Biden para mediave.
Zelensky e ka falënderuar Biden për vizitën, duke i thënë se vizita e saj ishte një veprim i guximshëm.
Takimi i tyre zgjati për një orë rresht dhe ishte i mbyllur për mediat, shkruan CNN.