Johnson: Terroristët e 11 shtatorit nuk arritën të minojnë besimin e popujve në liri

Johnson: Terroristët e 11 shtatorit nuk arritën të minojnë besimin e popujve në liri

Kryeminstri i Anglisë, Boris Johnson, tha se kërcënimi i terrorizmit mbeti, por njerëzit refuzuan të jetojnë jetën e tyre nga “frika e përhershme”.

“Terroristët e 11 shtatorit nuk arritën të minojnë besimin e popujve në lirë dhe shoqëri të hapura”, tha Boris Johnson.

“Fakti që ne po mblidhemi sot në pikëllim, por edhe në besim dhe vendosmëri, tregon dështimin e terrorizmit dhe forcën e lidhjeve midis nesh”.

2,977 njerëz u vranë në mizorinë që synim kishte Kullat Binjake, përfshirë 67 britanikë, shkruan Guardian.

Johnson tha se ngjarjet e fundit në Afganistan vetëm kishin forcuar besimin e njerëzve në liri dhe demokraci.

Të afërmit që humbën njerëzit e tyre të dashur në sulmet do të marrin pjesë në një shërbim përkujtimor special në Kopshtin Memorial të 11 Shtatorit në Grosvenor Square të Londërs.

Related Articles