Juventusi insiston për Jorginhon

Juventusi insiston për Jorginhon

Krerët e Juventusit do të bëjnë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Chelseat, Jorginho vitin e ardhshëm.

“Tuttosport” ka njoftuar të hënën se Juventusi po synon transferimin e Jorginhos në afatin kalimtar të janarit. Jorginho po shihet si përforcim i domosdoshëm për mesfushën dhe Juventusi së shpejti do të futet në negociata me Chelsean për transferimin e tij.

Jorginho ende nuk e ka vazhduar kontratën me Chelsean që i skadon në fund të këtij sezoni, dhe Juventusi është i gatshëm që për kartonin e tij të ofrojë rreth 40 milionë euro. 30-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Napoli, ndërsa këtë edicion ka një gol në tetë paraqitje në të gjitha garat.

Related Articles