Juventusit i takon “Derby della Mole”, Locatelli heroi i bardhezinjëve

Juventusit i takon “Derby della Mole”, Locatelli heroi i bardhezinjëve

Juventusi ka shënuar fitore si mysafir i Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ e nisi më mirë takimin, ku në minutën e pestë Weston McKennie kishte rast, por nuk arriti të shënojë.

Torino u kundërpërgjigj me rastet e Sasa Lukic dhe Rolando Mondragora, por as këta dy nuk ishin të saktë.

Pjesa e dytë i takoi Juventusit, që kishte raste më të mira për të shënuar.

Në minutën e 53-të, Alex Sandro gjuan bukur me kokë, por portieri vendas ishte në vend, duke bërë pritje të madhe.

Juan Cuadrado pas tre minutash po ashtu e testoi portierin e Torinos, por ai sërish ishte në vend.

Ndeshja shkonte drejt fundit dhe Juventusi shtonte presionin, ku edhe u shpërblye.

Manuel Locatelli gjeti rrjetën në minutën e 86-të me një goditje të bukura nga jashtë zonës për 1-0.

Pas golit Juve ka mundu të shënojë edhe një herë, por goditja e Dejan Kulusevskit në kohën shtesë u ndal në shtyllë.

Juventusi vazhdon ngjitjen në Serie A, ku kjo ishte fitorja e tretë më radhë, ndërsa me 11 pikë aktualisht janë në vendin e 8-të në renditje

Related Articles