Ka filluar zbatimi i marrëveshjës së Brukselit, KFOR-i po qëndron në veri

Ka filluar zbatimi i marrëveshjës së Brukselit, KFOR-i po qëndron në veri

Të shtunen fillon zbatimi I marrëveshjës së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, shkruan Gazeta “Enigma”.

Sipas kësaj marrëveshje, nga 2 tetori duhet të zhbllokohen këto dy pika, të largohen barikadat dhe poashtu forcat e Njesisë Speciale, dhe në vend të tyre të vi KFOR-i.

Atje tashmë është vendosur KFOR’i dhe pritet që Policia e Kosovës së bashku me protestuesit serb të tërhiqen dhe të lirohet rruga për qarkullim.

Ndërsa, kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoevic, ka treguar se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, sot kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.

“…ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka deklaruar Radojevic.

Por nga ana tjetër zyrtarët e Njësisë Speciale, kanë thënë se nuk do të largohen derisa komplet rruga të lirohet, ndërsa kanë shtuar se urdhri është i tillë.

Qeveria e Kosovës mori vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.

Por, delegacionet e këtyre dy shteteve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë publike marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, pas bllokadës në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Të dy palët janë pajtuar në pikat e mëposhtme:

1. Njësitet speciale të Policisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga data 2 tetor, 2021 në orën 8:00, deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendosohet në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, para fillimit të largimit të bllokadave dhe do të qëndrojë mesatarisht dy javë, që të ofrojë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

2. Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosja e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

3. Një Grup Punues – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së – do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e automjetëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezentojë formatit të lartë i dialogut të arriturat e tij për një zgjidhje të përhershme.

Largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale ka filluar në ora 08:00 dhe  do të përfundojë në orën 16:00. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles