Në zgjedhjet e 3 Prillit, shqiptarët në Serbi, do garojnë në kuadër të 2 listave.
E kandidati për deputet nga “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi, në Sytë 7 tha se nuk kanë arritur të bashkohen, pasi ka ndarje në qasje ndaj shtetit të Serbisë.
Sipas tij, kjo ndarje do t’i dëmtoj, pasi mund të zhvillohet garë e brendshme ndër shqiptar.
I njëjti, bëri me dije se në listën e tyre janë 10 kandidat, dhe i synojnë 3 ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Ndërkohë, Kamberi, në Klan Kosova, tha se nëse fiton ulëse, nuk preferon të bëhet pjesë e Qeverisë së Serbisë, që të mashtrohet vetëm me pozita.
Por, synimi i tij, është sensibilizimi sa më i madh për çështjen shqiptare dhe vështirësitë e diskriminimin që ata janë duke e përjetuar në Serbi.
Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë vendlindje në Serbi, të kthehen të dielën e 3 prillit nga vendet tjera, e të votojnë për shqiptarët.