Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi ka thënë se Tërrnoci nuk njeh dorëzim, shkruan Gazeta Enigma.
Kamberi ka thënë se Lugina nuk i nënshtrohet SPS të Ivica Daçiqit dhe partnerëve të tij.
“Vullneti i shqiptarëve do të fitojë edhe herën e tretë. Pjesëmarrja në zgjedhjet e imponuara është vendim nga takimi me strukturat e PVD-së dhe konkluzion nga takimi me partnerët e Koalicionit të Shqiptarëve”.
“Ne vazhdojmë betejën për përfaqësim dinjitoz parlamentar. Objektiv që do ta arrijmë edhe përkundër kundërshtimeve institucionale”, ka shkruar Kamberi në rrjetin social Facebook.