Aksioni i sotëm i koduar me emrin “Pika”, rezultoi me arrestimin e 50 zyrtarëve shtetërorë, 48 prej të cilëve janë në Policinë e Kosovës dhe dy të tjerë zyrtarë të shërbimit doganor, e 18 janë në arrati.
Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në mbi 400 raste të veprave kriminale si marrje e ryshfetit, korrupsion dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare. Ata thanë se në mesin e pesëdhjetë të arrestuarve janë edhe dy komandantë të policisë kufitare, në Qafë Prush e Qafë Morinë.
Ata po dyshohet se keqpërdorën dëtyrën zyrtare duke marrë ryshfet nga qytetarët kosovarë e shqiptarë.
Të njëjtit janë dërguar në IPK në paraburgim për 48 orë./Gazeta Enigna/