Biseda mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve për “karamelat në pasaportë” rezultoi që të njejtit të bien në pranga nga një aksion i IPK-së në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
“Karamelet i ke në pasaportë, o ta pafsha harjin, t’u rritë nera o burrë”, erdhi ky milioneri”.
Ky ishte komunikimi mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve që po i korruptonin prej muajit gusht deri në dhjetor të vitit 2021, duke pranuar ryshfet nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë në pikë-kalimet kufitare në Qafë Prushë dhe Qafë Morinë.
Sipas dosjes të siguruar nga Gazeta Enigma, të pandehurit Xh.H dhe S.M, gjatë muajit shtator të vitit 2021 i drejtohen një qytetari “more S… çka janë këto dollar a, po na dollar nuk kemi pa kurrë”.
Ndërkaq, në muajin tetor të vitit 2021 zyrtari poicor H.P në Qafë Morinë zhvillon një bisedë me kolegun e tij të cilit i tregon se ka biseduar me dikë, dhe më së voni deri në ora 6 vjen një mik i një personi, i cili pasaportën e ka të veten, por i ka dy me dokumente franceze e mos me e regjistru dhe tha se ”karamelet i ke në pasaportë”.
Ndërsa gjatë muajit tetor të vitit 2021, polici H.P pasi e regjistron veturën në Qaf Morinë i thotë një personi “T’u rritë nera o burrë”. Derisa, polici tjetër S.K me kamion i pranon paratë nga një person derisa i thotë “o ta pafsha hairin”, parat i heq nga dokumentet dhe i fut nën këmbë.
Ndryshe, Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, njoftoi se pas hetimeve që nisën në maj të vitit të kaluar, subjekt i hetimeve ishin 68 zyrtar policor, prej të cilëve 50 u arrestuan.
“Ju njoftojmë se pas një periudhe hetimore të gjatë diku rreth 1 vjeçare, që nga muaji maj kemi filluar me hetimin e këtij rasti së bashku me Inspektoratin. Me urdhër të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale kemi angazhuar dy prokuror një këtë çështje penale. Kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë me qëllim që të krijojmë prova të mjaftueshme se është kryer një vepër penale si marrje ryshfeti në pikat doganore”, tha Lumezi. /Gazeta Enigma/.